Ballisti lirohet nga burgu, ja fjalët emocionuese të tij...

Ballisti lirohet nga burgu, ja fjalët emocionuese të tij...
Ballisti lirohet nga burgu, ja fjalët emocionuese të tij...
Ballisti lirohet nga burgu, ja fjalët emocionuese të tij...

Lirohet nga burgu kryetifozi kuqezi ‘Ballist’ Morina. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Morina përmes një postimi në ‘Facebook’.

Ai shpreh përgëzime të veçanta për gjithë strukturat shqiptare që janë përfshirë në përpjekjet për lirimin e tij.

Është liruar sot nga burgu kryetifozi kuqezi, Ismail Morina, i njohur si ‘Ballist’ Morina. Lajmin e mirë e ka bërë të ditur vetë Morina përmes një postimi në ‘Facebook’.

Morina ka hedhur një foto me Konsullin e përgjithshëm të Shqipërisë në Bari të Italisë, ndërsa shpreh përgëzime të veçanta për të gjitha strukturat shqiptare që janë përfshirë në përpjekjet për lirimin e tij.

Me konsullin e pergjithshen te republikes se Shqiperise te akredituar ne Bari te Italise Zotrine/Dashamirin Adrian Haskaj. Pergzime te veçanta strukturave te shtetit shqiptare qe jane pefshire ne perpjekjet per lirimin tim,respekt per Kroacine dhe Italine ne paanshmerine e treguar prej tyre dhe mirenjohje gjith atyreve qe zbriten rrugeve te kryeqytetit shqiptar ne mbrojtjen time. I LIRË!! Rrofte shpirti i shqiptarit!! Ismail Morina (Ballisti).


Ismail Morina u akuzua nga Serbia për nxitje të urrejtjes mes popujve, pasi ngriti dronin në tetor të vitit 2014 në ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë. Ismail Morina është rezident në Itali prej shumë vitesh, aty jeton edhe familja e tij. “Ballisti” është arrestuar në Kroaci në qershor të 2017-ës, pasi kishte një urdhër-arrest për të nga Serbia.

Në Kroaci u zhvilluan disa seanca gjyqësore, ku Morina kërkoi edhe azil politik, por kjo gjë nuk ndodhi. Kroacia nuk pranoi ta ekstradonte atë në Serbi, por e dorëzoi tek autoritetet italiane, prej ku Morina ka marrë lirinë.

Lexo Revisten Online

Korrik, 2018

€ 1.99

| Blej Tani
Kallashi - E pakrahasueshmja
Po ç’mu kujtove sot, o Teki Dervishi!
Hasan Gashi - Hasan Hakubeti!
Rrëfimi i njeriut që mbeti pa familje - Nuk i mbet kush as për farë!

https://kosovarja.al/aktualitet/